Lente Kundër Dritës Blu
Lentet kundër dritës blu nga MRS janë krijuar për të mbrojtur sytë, duke bllokuar deri në 98% të rrezeve të dëmshme nga ekranet dixhitale. Kaloni kohë përpara ekranit pa u shqetësuar për shëndetin e syve tuaj.
Në një botë ku teknologjia është e pranishme kudo, ne jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj ekraneve të celularëve smartphone, pajisjeve laptop apo tabletave, të cilët lëshojnë dritë blu që me kalimin e kohës mund të jetë e dëmshme për sytë tanë. Ky ekspozim shkakton lodhje të syve, shqetësim, madje edhe probleme afatgjata me shikimin. Lentet kundër dritës blu nga MRS ofrojnë një zgjidhje ideale, duke filtruar deri në 98% të rrezeve të dëmshme. Me lentet tona ju mund t'i mbroni sytë nga lodhja ndërsa shijoni botën dixhitale me vizion më të qartë dhe më komod.
Mbrojtje 98%
Reduktim i Lodhjes së Syve
Përmirësim i qartësisë së shikimit
Promovim i shëndetit të syve
Pse duhet të zgjidhni lentet kundër dritës blu?
Jo Thjesht Disa Lente
Lentet kundër dritës blu filtrojnë dritën e dëmshme të ekraneve, duke reduktuar lodhjen e syve. Ato sigurojnë mbrojtje kundër dëmtimeve afatgjata duke ruajtur qartësinë e shikimit.
Teknologjia e Fjalës së Fundit me Lentet Tona
Një Vizion i Ri me MRS
Qoftë për përdorim në punë apo në kohën e lirë, lentet kundër dritës blu ofrojnë një zgjidhje moderne për lodhjen e syve nga pajisjet digjitale.
Brandet e Besuara që ne ofrojmë me krenari
Ital – Lenti
Lentet, teknologjitë dhe trajtimet e krijuara për çdo korrigjim vizual dhe për të lejuar të gjithë të shfrytëzojnë potencialin e plotë të syve të tyre.
Essilor
Essilor® është një lider botëror cfarë ofron me një trashëgimi të dizajnit dhe inovacionit francez që nga viti 1849.
Solano
Syzet Solano do të thotë syze me cilësi të lartë dhe me stil, të njohur për dizajnin dhe qëndrueshmërinë e tyre inovative.
Meccanottica Mazza
Meccanottica Mazza ofron pajisje inovative, të besueshme okulistike, duke bashkëpunuar me markat globale për standardet më të larta të sigurisë.
Nano Vista
Nano Vista specializohet në prodhimin e syzeve të pashkatërrueshme dhe fleksibël për fëmijë, duke ofruar skelete të rehatshme dhe rezistente, krijuar për t’iu përshtatur edhe fëmijëve më aktivë.
Topcon Healthcare
Topcon Healthcare është një lider global në prodhimin e pajisjeve okulistike. Me mbi 90 vite eksperiencë në treg, ata ofrojnë mjete dhe zgjidhje inovative diagnostikuese, duke i garantuar profesionistëve të kujdesit për sytë teknologjinë më të avancuar.