Ne ofrojmë një gamë produktesh në oferta!

Lente me Tranzicion

Syzet e diellit me lente tranzicioni janë një zgjedhje e shkëlqyer nëse dëshironi të shmangni nevojën për të ndërruar syzet tuaja kur jeni jashtë në diell. Këto lente përshtaten në mënyrë automatike me dritën, duke garantuar rehati dhe komoditet.

Në një botë ku teknologjia mbizotëron, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ekraneve, ndriçimit artificial dhe rrezeve të diellit është i pashmangshëm. Lentet MRS ofrojnë një mburojë të fuqishme kundër dritës së dëmshme blu, po aq të rëndësishme sa kremi i diellit për lëkurën. Me lentet MRS®, ju mund të përmirësoni shikimin dhe gjumin tuaj, për ta vazhduar ditën plot me energji.

Përshtatje automatike me dritën

Përshtatje e thjeshtë me ndryshimin e kushteve të dritës, në ambiente brenda dhe jashtë.

Mbrojtje nga rrezet UV dhe Blu

Mbrojtje nga rrezet e dëmshme dhe ekspozimi i tepërt para ekranit.

Komoditet me vetëm një lente

Nuk ka më nevojë të ndërroni syzet e zakonshme me syzet e diellit.

Rehati vizuale e përmirësuar

Reduktim i reflektimit mbi lente dhe lodhjes së syve për shikim më të qartë dhe komod.

Pse lentet inteligjente me tranzicion drite janë një zgjedhje e shkëlqyer?

85%
e përdoruesve preferojnë lentet e tranzicionit për përshtatjen automatike me lloje ndriçimi të ndryshme.
90%
e përdoruesve raportojnë reduktim të lodhjes së syve dhe shkëlqimit verbues mbi lente.
75%
e njerëzve zgjedhin lentet e tranzicionit për të eliminuar nevojën për të ndërruar disa syze gjatë ditës.

Nuk ka nevojë për një palë syze të tjera!

Lentet inteligjente me tranzicion drite janë vërtet të mahnitshme, pasi ato përshtaten automatikisht me çdo lloj ndriçimi, duke ofruar mbrojtje të vazhdueshme dhe vizion të qartë si në ambiente të brendshme dhe të jashtme, pa pasur nevojë për disa palë syze.

Përshtatje me lloje të ndryshme të drite
Lente që garantojnë rehati dhe qartësi optimale pa ndërhyrje manuale - kjo është ajo çfarë klientët duan më shumë.

Bëhuni Pjesë e Inovacionit me Lentet Tona

Një Vizion i Ri me MRS

Ideale për personat që kalojnë shpesh nga ambiente të brendshme në ambiente të jashtme. Komoditet i garantuar duke eliminuar nevojën për përdorim të disa syzeve të ndryshme.

Ekrane & Pajisje Digjitale
Ndriçim Fluoreshent & LED
Drita e Diellit & Rrezet UV

Brandet e Besuara që ne ofrojmë me krenari

Ital – Lenti

Lentet, teknologjitë dhe trajtimet e krijuara për çdo korrigjim vizual dhe për të lejuar të gjithë të shfrytëzojnë potencialin e plotë të syve të tyre.

Essilor

Essilor® është një lider botëror cfarë ofron me një trashëgimi të dizajnit dhe inovacionit francez që nga viti 1849.

Solano

Syzet Solano do të thotë syze me cilësi të lartë dhe me stil, të njohur për dizajnin dhe qëndrueshmërinë e tyre inovative.

Meccanottica Mazza

Meccanottica Mazza ofron pajisje inovative, të besueshme okulistike, duke bashkëpunuar me markat globale për standardet më të larta të sigurisë.

Nano Vista

Nano Vista specializohet në prodhimin e syzeve të pashkatërrueshme dhe fleksibël për fëmijë, duke ofruar skelete të rehatshme dhe rezistente, krijuar për t’iu përshtatur edhe fëmijëve më aktivë.

Topcon Healthcare

Topcon Healthcare është një lider global në prodhimin e pajisjeve okulistike. Me mbi 90 vite eksperiencë në treg, ata ofrojnë mjete dhe zgjidhje inovative diagnostikuese, duke i garantuar profesionistëve të kujdesit për sytë teknologjinë më të avancuar.

sqAlbanian